Alda Merini: M’u desh të kthehesha në spitalin psikiatrik… ja çka përjetova…

alda merini ne jemi

Nga Alda Merini

Njëherë, m’u desh të kthehesha në spitalin psikiatrik për disa dokumente. Më shoqëroi burri im, Ettore. Ai ishte një njeri qejfprishur, i përpiktë, burrë katërqindësh. Kur arritëm te dera, ai s’donte të hynte.

“Është një vend ding me njerëz të çmendur, më mirë të rri jashtë. Do të ishte më mirë të mos hyje as ti”, më tha.

“Pusho more! Boll përrallise!!! Kam qenë dhjetë vjet aty, çfarë do me ndodhë nëse kthehem për dhjetë minuta? Hajde, shkojmë!”, i thashë. Kështu u bind dhe hymë brenda.

Teksa prisnim në korridor që të arrinte punonjësi, një djalë i çmendur, i gjorë, iu afrua Ettore-s. Pantallonat e tij mbaheshin me një fije, këpucët i kishte krejt të rrjepura dhe këmisha ishte e strepsur, madje, e grisur vende-vende.

Filloi ta vëzhgonte me vëmendje burrin tim, duke iu afruar gati sa ta prekte dhe ia nguli sytë xhaketës së tij të hekurosur, pantallonave me vijën e përsosur të hekurosjes, kravatës së nyjëtuar siç duhej. Ettore qëndroi i qetë. Të bëhet ç’të bëhet!

Dhe, pasi e vërejti mirë e mirë në praninë e tij të patëmetë, i çmenduri i gjorë i tha: “Ke shumë kohë që je çmendur?” Unë shpërtheva në të qeshura, ndërsa im shoq zgurdulloi sytë nga habia. Por kjo është një pyetje, të cilën duhet t’ua bëjmë shumë njerëzve në ditët e sotme.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


alda merini

Lexo edhe:

ALDA MERINI: FALMË, I DASHUR, JAM E SERTË…

Falmë, i dashur;
jam e sertë e do të doja të isha vaj,
të përndjek e do të doja
përpara teje të isha një tapet i butë,
të dua dhe mbyllem në heshtjen time,
por kam frikë, frikë nga vetvetja,

POezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult