Alda Merini: Falmë, i dashur…

Falmë, i dashur;
jam e sertë e do të doja të isha vaj,
të përndjek e do të doja
përpara teje të isha një tapet i butë,
të dua dhe mbyllem në heshtjen time,
por kam frikë, frikë nga vetvetja,
nga këta zambakë të pisët urie e balte
që rriten në mendjen time.

Përktheu: Aqif Hysa