Dëgjoni tri këngë popullore kënduar nga Merita Halili (Teksti & Video)

merita halili

Merita Halili  është një nga interpretueset më të dalluara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. E lindur në Tiranë, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj. Debutoi më 1983, në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës, për t’mos ju ndarë këngës asnjëherë.

Për ju kemi zgjedhur tri këngë të bukura, kënduar nga Merita Halili, “M’ka marrë malli për nanën time”, “Lule t’bukra ka Tirona” dhe “Nji lulishte me trandofila”.

M’ka marrë malli për nanën time (teksti dhe kënga)

Seç u dogj kjo zemër shkreta
Këtu në vetmi
N’errësirë më kaloi jeta
Ju o shokët e mi.

Qaj moj zemër mos pusho
Digju, digju shpirti im
Se ditë e natë po tretem në vaj
S’ka njeri o hallin t’ma qaj.

Hej zemër moj, digju zemër..

M’ka marr malli për nanën time
Ju o shokët e mi
Se m’ka rrit me shumë mundime
Veç ta shoh me sy.

Qaj moj zemër mos pusho
Digju digju shpirti im
Se ditë e natë po tretem n’vaj
S’ka njeri o hallin t’ma qaj.

Lule t’bukra ka Tirona

Lule t’bukra ka Tirona
na i mush rrugët plot me erë,
boj esmere, moj ku t’ka lala
merrja kongës dhe një herë.
Mos më rri moj dëshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Rreth e qark bahçes ju solla
për me t’pa moj bukuri,
nji tufë lule moj për ty mblodha
si kujtim për dashuri.
Mos më rri moj dëshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Trandafil moj të vjen era
ti na mbush me dashuri,
unë ty moj të pëlqeva
ditë e natë mendoj për ty.
Mos më rri moj dëshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Nji lulishte me trandofila

Nji lulishte me trandofila
Është parajsa e vërtet aman aman

Ky është vend ku knojnë bilbilat
Flakë na dogj arshiku i shkretë

Maraku ësht një shkëndijë
Djeg si dielli në qershor aman aman

Këtë sevda kush ma din e
Shpirtin tem o ja la në dorë

Ooo kët sevda kush ma din
Shpirtin tem o ja la në dorë .

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

Kliko edhe:

Dëgjojeni të kënduar nga Shpresa Gashi këngën e njohur “Në bankat shkollore moj mike…”