Esmeralda Shpata: Ajo luajti nga fiqiri…

Esmeralda Shpata huaj

Nga Esmeralda Shpata

Është mbrëmja e një të marte dimri. Muaji nuk ka rëndësi sepse të gjithë janë njëlloj. Deri këto çaste jeta është e zakonshme. Njerëzit hanë e pinë, vishen e zhvishen, flenë dhe zgjohen në një mënyrë mëse të natyrshme. Lindin dhe vdesin si përherë. Mata çmendet.

Del te sheshi i lagjes sonë dhe fillon të zbërthehet. Ngrihet dhe shtrihet në tokë, qesh me të madhe kur zhvishet, çirret e këndon, kënaqet e hutohet me lakuriqësinë e saj. Me duart e ngrira prek veten në vendet intime.

Gratë e lagjes dalin me vrap ta shpëtojnë nga sytë e shqyer. Janë një lukuni sysh të mëdhenj që e ndjekin nga larg dhe nga lart. Ajo struk kokën mes gjunjëve duke e fshehur me këmbët e gjata lakuriqe.

Mata nuk u çmend se u zhgënjye. As se u ndie e kundërshtuar, ajo luajti nga fiqiri si e pa vënë re kurrë. Një lule e bardhë allçie që vrapon nëpër akull. Më duket se ky është varianti i saj i të shfaqurit.

Sapo shikon gratë që afrohen me një batanije të leshtë, çapitet e tërhiqet zvarrë nëpër baltën e ngrirë. I afrohet çezmës dhe këput hejet e akullta, e merr qëndrim luftarak. Gratë me tunikat e tyre e mbërthejnë. Iu duhet ta lidhin e izolojnë diku.

Sikur natyra u bë pjesë. Fjolla dëbore si të porositura nga qielli po mbulojnë dhe po përpijnë si në gjerbje gratë. E bardha dhe i ftohti plasarit. Sikur njëherësh qajnë, mjekrat njëkohësisht iu dridhen dhe po në fyt diçka i shtrëngon njëlloj të gjitha sa janë aty.

Heshtja bie mbi shesh dhe ikën e marta bashkë me orën e saj të ligë.

*Titulli i origjinalit: “Kaleidoskop”

ObserverKult


Esmeralda Shpata huaj

Lexo edhe:

ESMERALDA SHPATA: NUK DUA TË TAKOJ ASNJËRIN…

Nga Esmeralda Shpata

Nuk dua të takoj asnjërin. Kini mirësinë të mos më dilni para, se përndryshe; do t’ju jap dorën dhe do t’ju pyes për shëndetin, punët e jetën në përgjithësi.

Gruaja që më përshëndeti ishte Gaja. As nuk e mendoi ç’po kuturiste kjo mendja ime, m’u afrua dhe me një buzëqeshje në dukje të çiltër, filloi të më pyeste për shëndetin, punët e jetën në përgjithësi. Për të ma lëshuar dorën m’u desh një copë herë përpëlitje mes pëllëmbës së saj, ca djersë të imta mes gishtave dhe së fundmi një dorëzim e lëshim muskujsh.

As nuk e vrau mendjen ç’po më ndodhte dhe si me fuqi të marra nga pëllëmba ime hapi gojën dhe me një ton të prerë më tha:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult