Edi Rama: Mbi 20 mijë pjesëmarrës nga bota në festivalin “UNUM” në Shëngjin

UNUM, festivali i muzikës elektronike në natyrë, mblodhi në Shëngjin, Lezhë 20 mijë pjesëmarrës nga çdo cep i botës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale foto nga aspekte të ndryshme që përcolli ky festivali plot me aktivitete sportive, atmosferën muzikore nga DJ më të njohur.

“UNUM Festival për të pestin vit në Ranën e Hedhun në Shëngjin. Mbi 20 mijë pjesëmarrës nga çdo cep i botës shijuan atmosferën nga DJ më të njohur”, shkroi Rama.

Ky festival mishëron idenë e unitetit dhe pozitivitetit, dy aspekte kryesore që janë përfshirë brenda muzikës ‘house’ dhe tekno që shërben si politika kryesore muzikore e festivalit, transmeton ‘atsh’.

Për organizatorët e këtij festivali, Rana e Hedhun është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe. Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të respektuar nga e gjithë bota.

Me një pamje të rrallë mesdhetare, “Rana e Hedhun”, 3-4 kilometra larg Shëngjinit është kthyer në një prej destinacioneve turistë të shumtë, vendas e të huaj.

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I PARË NDËRKOMBËTAR I KËNDIMIT KORAL/ PERFORMANCA E KORIT “PRENKË JAKOVA” U CILËSUA SI MË E MIRA E FESTIVALIT NË GJAKOVË