Poezi kushtuar nanave të dëshmorëve nga Donika Dabishevci

nanat e deshmoreve
Nana e dëshmorit Safet Ymer Gjinovci

NANAT E DËSHMORËVE

T’msueme me shku te nji gur vorri
e mos me la me lot – me i përbi
e mos me thanë mjera unë,
po, lum nana për ty!

Tana dhimtat i ngufasin
n’ofshama t’pazashme
n’ofshama ku mbarset liria…

*Shkëputur nga libri ” E gjithkohshmja Andërr” i Donika Dabishevcit, botuar nga Littera, Prishtinë, 2024

ObserverKult

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: TUJ IKË DEKËS
DONIKA DABISHEVCI: PAS MASAKRËS…