Leonora Jakupi: A vritet pafajësia?/ Teksti: Agim Doçi (Video)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën e njohur “A vritet pafajësia” të kënduar nga Leonora Jakupi. Tekstin e këngës e ka bërë Agim Doçi, kurse kompozimin Edmond Zhulali.

Teksti i këngës:

A vritet pafajësia?!
çfarë faji ka Drenica?!
Pse tremben nga fëmija,
që thërret Azem Galica?

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën, e na vranë motrën
Na përzunë, na dogjën votrën.

Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar
Mijëra vjet, jam vetë e parë.

Dhe loti vjen tek gjaku
Dhe gjaku vjen tek loti
Ja foshnjët po i vrasin
Po kullat jo nuk lozin.

Drenica lind veç trima
ju i lini fëmijët jetima.
Është një komb që don liri,
dhe Kosova është Shqipëri!

Qielli digjet, toka varet
po ku je Adem Jashari?!
Na vranë babën, e na vranë motrën
Na përzunë, na dogjën votrën.

Mos ma prek ti shkja Drenicën
Se kam gjallë Azem Galicën
Mos ma prek trollin shqiptar
Mijëra vjet, jam vetë e parë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Agim Doçi

Lexo edhe:

AGIM DOÇI: UNË MIRË E DI ÇFARË DO NJË GRUA…