Ju ftojmë ta dëgjoni njërën prej këngëve patriotike, folklorike, kushtuar Isa Boletinit, kënduar nga Ilir Shaqiri:
Ministrit t’Londrës shkunë e i than’,
Isa Boletini vet’ ka ardhë,
mbanë allti more o e k’sulë të bardhë.
Do ta pres siç asht’ zakoni,
por kujdes t’ma kontrolloni,
ju gjeneralë more o vet’ t’ma shoqëroni.
Hyn Isai me kokën lartë,
paltë e xhamadanit i rrinin hapt’
si shqiponja more kur hapë krahët.
Me kanë thanë se je trim mali,
as kërkush armët s’ti nali,
veq n`Evropë more o sot jam i pari.
Sa për rregulla i zbatova,
njanën allti n’derë e dorëzova,
por kët’ tjetrën prej brezit o se nxorra…
N’mos besofsh po ta tregoj,
të 10 plumbat i mban në gojë,
e kam kujtim more e aq shumë e çmoj.
Lordi plak mbeti pa mend,
asnjë fjalë nuk foli veç ban me shenjë,
ulu mor malësor more o të bajmë kuvend.
Nuk kam ardh k’tu more zotni,
në pallat të Londrës mu u vra me ty,
por t’bajmë kuvend more hajde sy me sy.
Detin ndoshta mund ta thani,
mund te shterret dhe oqeani,
ej tokën tonë more o t’paqenë se bani…
ObserverKult
lexo edhe:
ISA BOLETINI: MË DHEMB ZEMRA KUR MENDOJ PËR SHKUPIN, MANASTIRIN, KOSOVËN…