Filmi “Gulizar”, bashkëprodhimi Turqi – Kosovë, me premierë evropiane në San Sebastian

“Gulizar” me regji dhe skenar nga Belkis Bayrak, dhe me bashkëproducenten nga Kosova, Valmira Hysenin, do të shfaqë premierën evropiane në Festivalin e San Sebastianit në kuadër të programit New Directors.

Projekti filmik njëherësh edhe bashkëprodhimi i parë me Turqinë është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2021, si dhe ka fituar “best pitch” ne Prifest. Filmi është xhiruar në Stamboll dhe Prizren, për ta realizuar post/produksionin tek In My Country Post-Production në Prishtinë, transmeton ‘express’.

Producentët e filmit janë Murat Bayrak, Valmira Hyseni, Mehmet Bahadir Er, prodhuar nga Saba Film, Plan Bee Films, Protim V.P.

Në rolet kryesore paraqiten Ecem Uzun, Bekir Behrem, Hakan Yufkacigil, Ernest Malazogu, Asli Içözü.

ObserverKult


Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: TË DUA TY, EDHE KUR DASHUROJ TJETËRKËND…