Ernest Hemingway dhe Robin Williams, të famshmit që patën fatin e njëjtë

Nga Agron Islami

Në një ditë si kjo, 21 korrik, lindën dy gjenitë e paharruar të artit dhe letërsisë botëtore: Ernest Hemingway (1899) dhe Robin Williams (1951). Fati në jetë i ndoqi të dy njësoj, ashtu siç i ndoqi edhe në fundin e saj, njësoj. Nuk mund asnjëherë të përcaktohen saktë shkaqet e zgjedhjes me vetëdëshirë të ikjes së tyre nga kjo botë, por mund të përcaktohen shkaqet përse ata deshën shumë jetën dhe i lanë asaj më të mirën e tyre.

Plaku dhe Deti, Lamtumirë armë, Dhe lind dielli, Dear Papa – the letters of Patric and Ernest Hemingway (ky i fundit i papërkthyer në shqip) etj.. ishin disa nga veprat më të njohura të Heminguejit. Në poemën e tij “Shpirti i Spanjës” ai ka shkruar kësisoj: “Shtëpia është aty ku është zemra.”

Robin Williams për herë të parë mirëfilli e kam njohur te filmi “Dead Poets Society” në rolin e John Keating-ut një mësues i shkathët e i hollë poezie i cili i nxit zemrat e nxënësve të tij që të gjejnë kuptimin e thellë të jetës në sajë të atributit hyjnor që iu dhurua vetëm njeriut. “Carpe Diem. Seize the day boys. Make your lives extraordinary”.

“Kapeni çastin djema. Bëjeni jetën tuaj të jashtëzakonshme” është një frazë që Keating-u iu jep nxënësve të tij, ndërsa i sfidon ata të shohin në një fotografi me fytyra të disa djemve të vdekur prej kohësh, frazë që ka ngelur thellë në mendjen tonë. Tani, meqenëse u zu ky film dhe kjo skenë dua të citoj që autori i librit “Jetëgjatësia” prof dr David A Sinclair profesor në Harward ka shpalosur duke thënë se po të mos ishte ky film, veçanërisht fjalët “Carpe Diem. Seize the day boys…” ai nuk do të kishte motivimin e duhur për t’u bërë ndonjëherë shkencëtar dhe profesor në Harward.

Fuqia e artit ndryshon botën. Ndërsa filmi më i mirë i Williams-it për mua ku edhe fitoi Oscar-in si aktori më i mirë mbështetës është filmi “Good Will Hunting” me skenar nga dy adoleshentët dhe në njëkohë dy protagonistët kryesor të filmit Matt Damon dhe Ben Affleck, që morën Oscar-in për skenarin më të mirë. Williams aty luan një profesor psikologjie dhe psikoterapist me përvojë që i ngarkohet për ta ndihmuar një të ri, një pastrues të rëndomtë e gjeni në matematikë, që të rizbulojë veten dhe rigjejë jetën.

ObserverKult

Robin Williams

Lexo edhe:

“NË SYTË E TU DIÇ KA”, LIBRI I RI I AGRON ISLAMIT