Ndahen çmimet e Panairit të Librit në Ulqin/ Këta janë fituesit

Panairi i Librit në Ulqin mbylli siparin me traditën e ndarjes së çmimeve, me një mbrëmje kushtuar studiuesit arbëresh Italo Saro dhe poetes Jelena Jovetić.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga nata e ndarjes së çmimeve të këtij eventi të përvitshëm kulturor.

Çmimi “Liburnia”, për prozën më të mirë, 2023-2024, shkoi për shkrimtarin Namik Dokle, për romanin “Dhjetë gramë nder”, e botuar nga “Toena”.

Çmimi “Dega e ullirit”, për librin më të mirë për fëmijë, 2023-2024, shkoi për autorin Viktor Canosinaj, për librin “Rpbi IARM234G”, botuar nga “Dyrrah”.

Çmimi “Ulchinium”, për librin më të mirë studimor, shkoi për studiuesen Viola Isufaj, për librin “Baladë dritash për Zorbën” (Në poetikën e Zef Zorbës”), botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Çmimi “Servantes” iu dha librit “Njeriu që shet gjak” përkthyer nga Iljaz Spahiu. Çmimi “Olcinium” iu dha librit “Publicistikë e zgjedhur” 2000-2020 me autor Erion Kristo.

Mirënjohja e Panairit shkoi për gazetaren Luela Myftari, shkrimtarin Eris Rusi dhe Beqir Potka./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

ULQIN: NGA 3-5 GUSHT MBAHET EDICIONI I 32-TË I KALIMERËS POETIKE “BASRI ÇAPRIQI”