Arta Muçaj zgjidhet drejtoreshë e Teatrit “Dodona”

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona”, ka arritur të emërojë drejtorin e tij pas dështimit të konkursit të parë.

Aktorja e njohur, Arta Muçaj, është zgjedhur drejtoreshë e “Dodonës”. Ajo triumfoi në listën e ngushtë përballë aktorit Ilir Prapashtica, Valmirë Thaçi dhe Visar Krusha.

Konkursi i parë kishte dështuar, dhe kjo ishte tentativa e dytë për emërimin e drejtorit, raporton Demokracia.com.

Arta Muçaj ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, Shqipëri, ku ka diplomuar për aktrim. Ajo u paraqit në shumë festivale teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare në Evropë dhe gjetkë, duke fituar disa çmime.

Muçaj do të mbahet mend gjithmonë nga publiku shqiptar si një prej aktoreve që, që në moshë të re, arriti sukses të madh në projekte të ndryshme filmike dhe teatrale. E njohur për rolin e saj si ‘Didi’ në telenovelën e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”, ajo depërtoi fuqishëm në botën e aktrimit.

ObserverKult


Lexo edhe:

“NJERËZ DHE FATE”, ARBEN DERHEMI ZBULON AKTORËT, DO TË JENË 15 SERI TË REJA