Nëse doni marrëdhëniet tuaja të funksionojnë, DUHET të komunikoni e jo të ikni…

Foto ilustrim

Komunikimi është zgjedhja e të qenit i pranishëm, jo mungesa

Nga Mark Smith

Nëse doni që një marrëdhënie cilado qoftë; familjare, shoqërore etj. të funksionojë siç duhet, DUHET të komunikoni!
Kjo do të thotë bashkëbisedim i pjekur emocionalisht me respekt, ndershmëri, mirësi dhe ndjeshmëri.
Sepse komunikimi është edhe zgjedhja e të qenit i pranishëm dhe jo mungesa…

Sepse nuk mund të krijosh besim me dikë që thjesht nuk është prezent dhe pa besim nuk mund të ndihesh i sigurt për të thënë hapur atë që ndihesh.

Ka të bëjë me pranimin dhe respektimin e ndjenjave të personit tjetër po aq sa shprehni se si ndiheni.
Ka të bëjë me themelin e asaj që duhet punuar së bashku, për t’u rritur së bashku!

Komunikimi nuk ka të bëjë me konfrontimin, por me mënyrën se si punohet me respekt së bashku si ekip, si mbrohet shpina e njëri-tjetrit.
Ka të bëjë me ndershmërinë, integritetin dhe respektin përmes besimit që ndërtohet nëpërmjet komunikimit mes nesh’!
Sepse pa komunikim nuk ka besim, dhe pa besim nuk ka hapësirë ​​për një rrugëtim të gjatë së bashku…

Në shqip: Leonora Buçinca

ObserverKult


Lexo edhe:

GËZIM TUSHI: INTERNETI, KOMUNIKIMI DHE “PUBLIKU EGALITAR”