Poezi nga Nazim Hikmet
Ditët sa vijnë e bëhen më të shkurtra,
dhe shirat janë në udhë e sipër.
Dera ime, hapur dykanatash,
të priste ty.
Pse u vonove kaq shumë?
Në sofrën time, speca të gjelbër,
kripë, bukë.
E piva gjysmën e verës
që mbloja për ty në një kanë,
fill i vetëm,
duke të pritur ty.
Pse u vonove kaq shumë?
Por ja, ndër degë,
frutat e arrira,
të ëmbla mjaltë.
Do të binin në tokë pa u vjelë,
nëse ti do vonoheshe edhe pak.
Ujdisi shqip Rielna Paja
ObserverKult
Lexo edhe: