VIDEO: Shqiptarja lë sërish “gojëhapur” jurinë e “X Factor” në Itali: E jashtëzakonshme, s’gabon

Laura Fetahu është ndër ato këngëtare që në skenë mbizotëron dhe di të tërheq gjithë vëmendjen drejt saj.

Ajo la “gojëhapur” jurinë e “X Factor” në Itali, me performancën e saj të parë, ku të gjithë anëtarët i thanë “Po”.

Por jo vetëm kaq shqiptarja ka mahnitur dhe në performancën e saj të dytë. Me këngën “Boss b*tch”, Laura ka bërë për vete jurinë, të cilët u shprehën se ajo është e jashtëzakonshme dhe se nuk gabon aspak në nota, si një profesioniste e vërtetë.

E nuk kishte se si një talent si Laura të mos kalonte në fazën tjetër. Tashmë shqiptarja do të vijojë garën si këngëtare e trajneres, Paola Iezzi

“Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

LEA YPI, SHQIPTARJA E PARË QË BËHET ANËTARE E AKADEMISË BRITANIKE