Mos u kërkoni fëmijëve tuaj
të luftojnë për jetë të jashtëzakonshme.
Një mundim i tillë mund të duket i admirueshëm
por është rruga e marrëzisë.
Ndihmojini më mirë të zbulojnë mrekullinë
dhe magjinë e një jete të zakonshme.
Tregojuni gëzimin e shijes së
domateve, mollëve e dardhave.
Tregojuni si të qajnë
kur kafshët shtëpiake dhe njerëzit vdesin.
Tregojuni kënaqësinë e pafund
tek prekin një dorë.
Dhe gjallërojani të zakonshmen.
E jashtëzakonshmja do të kujdeset për veten.
Përktheu Beti Njuma
ObserverKult
lexo edhe:
Denzel Washington: Mos u ndjeni keq nëse dështoni… bëni atë që e pëlqeni…