Kam parë si përtërihet jeta në sytë tanë
Si ikin e shkojnë tramvajet
pa u ndalur të na marrin
Si prishen fotografitë e kaluara
dhe mbesin pa ngjyrë
Kam parë si rrënohen ndërtesa të larta
mbi hijet tona
Shpirt
E … prapë në këmbë
në kaosin njeri
Me lutje karantinash
nganjëherë akull e ftohtë,
në mes miliona bakteresh e mikroorganizmash
që ndajnë mungesat tona
Shpirt
lufta mes nesh përfundon
aty ku s’ jemi më
aty kur s’jemi më
Në sytë prej flakësh prush
në silueta çiftesh të harruara
Shpirt
shumë shtirje në këtë mungesë
mes besimit të lënë peng
në qetësit e brishta të pritjes
ku imagjinata dëgjon pëshpërimat
e ditëve të vrenjtura
Mes dashurisë dhe pritjes
kam parë luftën tonë,
mbi të gjitha luftërat e botës
Në këtë kaos njeri.
ObserverKult
Lexo edhe: