Për të katërtin vit radhazi Bashkia Lezhë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, organizoi aktivitetin “Çmimet At Gjergj Fishta”.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të 153-vjetorit të lindjes së Homerit shqiptar, poetit tonë kombëtar At Gjergj Fishtës.
Juria e përberë nga: Marçel Hila, Shpresa Kapisyzi, Frano Kulli, në mes 34 veprave qe ishin në konkurim shpalli fituesit:
“Çmimi At Gjergj Fishta” për vëllim poetik – Stefan Çapaliku me vepren “Camera Obscura”.
“Çmimi At Gjergj Fishta” për prozë – Marash Mirashi me romanin “Brirët”
“Çmimi At Gjergj Fishta” për studime letrare- Fatmir Toçi me veprën “Arbëreshët, shqiptarët e Italisë”
“Çmimi At Gjergj Fishta” për përkthimin më të mirë – Rudolf Marku me përkthimin e vepres “Poezi” nga Safo
U nderuan me çmime karriere:
Life Hasa me vëllimin poetik “Ditët e mia”
Nikollë Njeçi me vëllimin poetik “Lulet e vona”
Ardi Muçllari me romanin “Rrëfimi i djalit të prapë “
Është vlerësuar me çmim nderi:
Dr.Liza Brunga me veprën: “Kishat e Zadrimes deri në prag të Kuvendit tê Arbërit”
Është vleresuar me çmimin Post Mortum: Don Jak Zekaj./express
ObserverKult
Lexo edhe: