Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar triumfuesin Endrit Krasniqi, si dhe të gjithë fituesit tjerë të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.
Kryeministri Kurti duke falënderuar edhe jurinë profesionale ka thënë se ky festival është jehona e zërit dhe pasionit të Kosovës.
Postimi i plotë në Instagram:
Në popull thuhet se çdo i dyti person në Kosovë dëshiron të bëhet këngëtar, dhe ashtu është, sepse Kosovës i këndon zemra! Urime për një tjetër edicion impozant të Festivalit të Këngës në RTK, i cili po vazhdon traditën e nisur nga “Akordet e Kosovës” në shekullin e 20-të, tani me një format të ri dhe energji të re. Përgëzime për Endrit Krasniqin, fituesin e trofeut “Diamanti Blu” me këngën “Flas me gjethen,” dhe suksese të mëtejshme për Greta Azizin, që fitoi çmimin e dytë me “Verës,” dhe Dea Stricën me çmimin e tretë për “N’Shqipni.”
Po ashtu, suksese për Besmir Shishkon, që mori çmimin e Pallatit të Rinisë dhe të kryeqytetit me “Unë ajo,” dhe Arnitë Kastratin, fituesen e çmimit të orkestrës për “Blla blla.” Një falënderim për Orkestrën e Festivalit dhe jurinë e respektuar – Minire Fetahun, Jane Sugarman, Ardianë Pajazitin, Valbona Selimllarin dhe Blerta Zeqirin – për vlerësimin dhe përkushtimin e tyre. Ky festival është jehona e zërit dhe pasionit të Kosovës!
ObserverKult
Lexo edhe: