Nesër në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, duke filluar nga ora 12:00 promovohet libri me ese të Xhemail Mustafës “Triumfi i mendjes”, botim i PEN Qendrës së Kosovës.
Në shkrimet eseistike botuar në këtë libër 356 faqësh, shpalosen ndër tjerash edhe vizione për kulturën dhe arsimimin si shtylla të prosperitetit, ku vërehet artikulimi përmbajtësor dhe dija e thellë.
Shkrimet e botuara në shtypin e kohës, në vitet ’90, si ato në gazetën “Rilindja” në Zvicër e Shqipëri dhe “Bujku” në Kosovë, janë përzgjedhur dhe përgatitur nga shkrimtari e sociologu, Ibrahim Berisha.
Për librin do të flasin personalitete të shquara nga letërsia, politika dhe publicistika kosovare.
Xhemail Mustafa (1953 – 2000) është emër i shquar i publicistikës, kritikës letrare dhe politikës së Kosovës. Në dhjetëvjetshin e fundit të jetës ka qenë këshilltar i Presidentit Ibrahim Rugova.
Pas librit “Një lutje për Prishtinën”, ky është libri i dytë më tekste në publikuara në vitet ’90 të shekullit të kaluar, shumica prej tyre ese, shkrime për fenomene letrare e sociale për vepra, personalitete e ide elite në shoqërinë shqiptare.
ObserverKult
———————–
Lexo edhe:
23 VJET NGA VRASJA E XHEMAIL MUSTAFËS/ VDEKJA NUK EC TEJ, ËSHTË SHNDËRRUAR NË TORZO…