Elton John lë amanetin, ja mesazhi që do të jetë i gdhendur në gurin e varrit të tij

Elton John ka zbuluar mesazhin që dëshiron të jetë i gdhendur në gurin e varrit të tij.

Teksa u nderua nga TIME si “Ikona e Vitit”, këngëtari legjendar 77-vjeçar iu referua atësisë, duke theksuar se ky rol është më i rëndësishmi në jetën e tij.

Çfarë dëshiron të shkruhet në varrin e tij?

“Në gurin tim të varrit, gjithçka që dua të shkruhet është: ‘Ai ishte një baba i mrekullueshëm’”, tha ylli gjatë eventit në Nju-Jork. Më tej, këngëtari, kompozitori dhe muzikanti u shfaq në “Good Morning America” ​​dhe foli për të njëjtat ndjenja për fëmijët e tij në një bisedë me Robin Roberts. Artisti ka dy fëmijë, Zachary 13-vjeçar dhe Elijah 11-vjeçar me bashkëshortin e tij producent filmash David Furnish.

“Trashëgimia ime është se kam qenë një bashkëshort i madh dhe një baba akoma më i mirë… Muzika, karriera është fantastike. Ishte edhe tronditëse. Por gjëja më e rëndësishme për mua në jetën time është të sigurohem që fëmijët e mi të jenë të lumtur, që ata të kenë një jetë të mrekullueshme dhe se unë kam qenë i mirë me ta. Kjo është e gjitha që ka rëndësi”, tha ai./vizionplus.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

GJENDEN DY VITE PAS VJEDHJES VEPRAT E BANKSYT DHE DAMIEN HIRST, JA VLERA E TYRE