un’ me dashtë
i veshi dimnit ngjyrat e pranverës
andrrat i thur n’ beze
tuj qenisë bukur
me magjinë e vjeshtës
…
me dashtë un’
i shkri akullnajat e zemrës
me zjarrin e shikimit
t’ ndezun brenda vetes
…
me dashtë, e shkatërroj
malin e ndërtúm prej egoizmit
me t’ mbinatyrshmen dashni
t’ dalun prej shpirtit
…
un’ me dashtë, i thej
kufijtë e menimeve
qiellin e syve tu e kthej
n’ horizonte përqafimesh
…
me dashtë edhe
t’ ftohtin e kthej n’ prush,
e shkri krejt mallin
t’ kthyem n’ acar,
pa me dítë askush
dhjetor ’24
ObserverKult
Lexo edhe: