Elita 5 është njëri nga rock grupet e njohura shqiptare që i dhanë identitet këtij zhanri muzikor. Grupi u krijua në Tetovë në vitin 1986 nga Agron Idrizi dhe përbëhej prej 6 anëtarëve: Arif Ziberi-Vokal, Agron Idrizi-Kitarë bass, Mevaip Mustafi-Kitarë, Nexhat Mujovi(Wirusi)-sintetizator(keyboard), Besim Ibraimi-Bateri dhe Valon Gashi – Kitarë sol.
Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…N, Të pres, Udhëtari i natës, , Çka më ka syri, Sajzeza, Faleminderit etj.
ObserverKult u sjell pesë nga top-hitet e këtij grupi:
Simfonia e detit:
Mjegullojnë ngadalë
Kujtimet e mia,
Dal pranë detit
Dhe me mbyt vetmia.
Me kitarë në duar,
Bëj dy-tri fjalë
Me kaltrinë e detit
Du për t’u çmallë.
Qaj pranë detit,
Mbi atë breg,
Deti e hap zemrën
Edhe ai flet.
Shihe ti, o mik
Këtë zemrën time
Edhe unë i kam
Po ato mjerime.
Por s’u bë e imja
Ajo s’u bë kurrë
Zemra herë ngrinë,
Herë digjet furrë.
Asgjë s’ka mbetur
Më në jetën time
Veç dashurisë së humbur
Dhe ato kujtime.
Shiu vetëm ty të lagë
Në mes t’natës erdhe
ëndrrat m’i prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi.
Më lërë të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish.
Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë m’i mjegullon.
Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne.
Në qiellin e harruar
ku yjet nuk rrinë
kujtimi yt i zbehur
tretet nëpër shi.
Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne
Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty.
Unë e di se ku të dhemb
Për mua kur mendon
Ti veten e mashtron
Se nuk jam lodër
Qe veç për qejf e dëshiron
Vetëm për vete
Për askënd tjetër ti s’jeton
Tregom të lutem
Kjo lojë ku përfundon…
S’të konvenon të më largohesh
T’më afrohesh s’ke guxim
Unë e di se ku të dhemb
Mirë e di se çfarë të mundon
Dije mirë se përveç meje
S’ka doktor ty që të shëron.
Pa ditur se ç’bëjmë ne i vrasim ëndërrat
Gjumi kur vjen na gjen duke ëndrruar
Thonë se dashuria të bën të çmendesh
Prej kohësh e ti pse s’e ke kuptuar
Unë e di se ku të dhemb
Mirë e di se çfarë të mundon
Dije mirë se përveç meje
S’ka doktor ty që të shëron.
Dashuria e parë
Ishte një mbrëmje
kur ne mbetëm vetëm
ti afër meje si asnjëherë më parë,
prej atëherë gjithçka unë për ty ndjeva
prita momentin ne të jemi bashkë…
Dëshiroj që ta kuptosh,
se për ty unë kam nevojë,
tani bashkë që u takuam,
nuk di se çka t’tregoj,
dua të zgjohem bashkë me ty,
kur mëngjesi të agojë,
ëndrrën time të përflakur
bashkë ta përjetojmë…
Ti veç pret, asgjë nuk flet,
shpirtin ta rrëmben stuhia,
të rrjedh loti, të rrjedh gjaku,
veç njëherë shkon vajzëria.
Ti e vrave dashurinë
Më kot ti kërkon mëshirën,
Dhe pse vishesh me të bardha,
Shpirti yt noton n’shkretirë,
Nuk je prapë ajo e para.
Tash vjen edhe ti më lutesh,
Kërkon falje hiç pa turp,
Nuk e di ku merr guximin,
Që sërisht të kthehesh tek unë.
Se ti e vrave dashurinë,
Edhe shkove pas një horrit,
Paqe mes nesh s’mund të shtijnë,
As ushtarët e UNPROFOR-it.
Se ti ndenjat tua i nxorre,
mall pa vlerë në treg të zi,
dashuria humb kuptimin,
kur hyjnë zemrat në llogari.
Jo, jo nuk po t’i dua,
lot’ e rënë t’i shoh në sy,
se ka vajza plot Tetova
e nuk mbahet veç me ty.
Se ti e vrave dashurinë,
Edhe shkove pas një horrit,
Paqe mes nesh s’mund të shtijnë,
As ushtarët e UNPROFOR-it.
ObserverKult
Kliko edhe:
Elita 5: E urrej shiun (teksti dhe kënga)
Elita 5: Faleminderit që më le… (teksti dhe kënga)
Elita 5: Ishte një mbrëmje kur ne mbetëm vetëm (teksti dhe kënga)