“Errësirë”, poezi nga Begzad Baliu

Begzad Baliu

1.
Në ballin tënd ka vend vetëm për një plumb
Dhe një puthje në portretin e bërë në mermer

2.
Në sytë e tu shoh fundin e botës
Dhe varrin e hapur për titanë

3.
Në gropat e syve tu
vrimat e fundbotshme përpijnë ëndrrat e mia

4.
Në vargmalet e flokëve tua
Përpij shtatë palë qiej

5.
Në lotët tu kristalor
Përmbytem me ngashërim

6.
Kosova ime syshpuara ime.

ObserverKult


Lexo edhe:

BEGZAD BALIU: ME SKËNDER DRININ NË PESË SITUATA