Eurovision, ja çka na pret në finalen e sontme

Eurovisioni drejt një finaleje drithëruese

Të 26 këngët e finales së sontme të Eurovisionit do t’i detyrojnë shikuesit të zgjedhin këngën humoristike për saunën apo këngën që shpreh  keqardhjen për një dashuri të humbur apo edhe atë kushtuar kujtimit të një nëne.

Konkursi i këngës mbush këtë vit 69 vjeç dhe është shfaqja më e madhe e talenteve në botë.

Muzika, konkurrenca, një mur LED me definicion të lartë dhe shumë piroteknikë konkurrojnë për vëmendjen dhe votat e rreth 160 milionë shikuesve në Evropë dhe më gjerë.

Demonstratat kundër luftës në Gaza, të cilat mblodhën mijëra njerëz në Malmo gjatë edicionit të vitit 2024, tërhoqën më pak njerëz në Bazel, pavarësisht intensifikimit të ofensivës izraelite në territoret palestineze.

Një tubim është planifikuar sot në Bazel, pak para fillimit të garës në orën 21:00.

Suedia mbetet e preferuara me këngën humoristike “Bara Bada Bastu” të trios së komedisë KAJ, e cila risjell gëzimin e një seance saune.

Në kontrast të fortë, por menjëherë pas trios, tenori JJ mahniti Austrinë me ”Wasted Love”, që flet për dashurinë e shpërdoruar.

Pas dy gjysmëfinaleve dhe disa performancave të shkëlqyera, Austria, Franca, Finlanda, Holanda dhe Izraeli po kërkojnë të shkaktojnë një surprizë në Bazel.

Louane për Francën, u përzgjodh automatikisht për në finale, por kënga e saj “Maman”, një homazh për nënën e saj të ndjerë, e interpretuar intensivisht dhe një dizajn i përmbajtur skenografik që simbolizonte kalimin e kohës në një orë me rërë, i lejuan asaj të ngrihej në vendin e tretë sipas agjencive të basteve.

Norvegjezi Kyle Alessandro do të hapë shfaqjen me një shpërthim flakësh, i ndjekur nga Laura Thorn e Luksemburgut.

Me një ton të lehtë dhe në frëngjisht, këngëtari denoncon patriarkatin duke përmendur këngën ”Poupée de cire, poupée de son”, shkruar nga Serge Gainsbourg dhe interpretimi i së cilës nga France Gall i dha fitoren Luksemburgut 60 vjet më parë.

Konkurrentët do të përcaktohen nga votat.

Ajo e jurisë dhe një votë e veçantë nga shikuesit e secilit prej 37 vendeve pjesëmarrëse me peshë të barabartë.

Kësaj i shtohet edhe vota e spektatorëve nga pjesa tjetër e botës.

Edhe pse u betua për sekret mbi shifrat, mjeshtri i votimit në Eurovision, Thomas Niedermayer, zbuloi se gjysmëfinalet e kësaj jave ishin “shumë konkurruese”.

“Ishte një garë emocionuese dhe gara për fituesin duket se do të jetë e ngushtë”, tha ai.

Pjesëmarrja e megastares kanadeze Celine Dion, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë autoimune, mbetet një mister. Ajo ishte 20 vjeçe kur fitoi Eurovisionin e vitit 1988 për Zvicrën. Konkursi e bëri atë një yll global./ATSH-AFP

ObserverKult


Lexo edhe:

FINALJA E EUROVISION/ ZBULOHET RENDITJA- JA E SATA PERFORMON SHQIPËRIA