
Pi i heshtur kafen. Edhe sot.
Jeta nuk të bën më të buzëqeshësh dhe as të qash.
Sheh nga dera me sy dreri të plakur.
Ka kohë që s’ke më frikë të vdesësh.
Nuk pi cigare. Si dje.
Ngul sytë në ballin tënd të dylltë.
Lë zemrën në dorën tënde me aromë gurësh të ngrohtë.
Nuk fole kurrë për Zotin, pengjet, frikërat.
duhmën e rinisë së ikur kotësisht.
psherëtimën e unit të çarmatosur, shpresat,
dëshirat e fishkura vetëm nga jashtë.
Më zgjat biskotën e kafes.
E thyej, përtyp, mbledh thërrmijat.
Pafshim – të them pa të parë.
Dal nga dhoma.
Me kujtimin tënd ëmbëlsisht të gjallë…
ObserverKult
Lexo edhe:






