
Të trishta janë netët
Kur të rrahurat
Në qafën time duan të ma përkujtojnë
Bukurinë tënde natyrore.
Të trishta janë netët, të trishta,
Sepse vitet po shteren
Pa stoli dhe pa punime
Llaçi, të trishta dhe të
Dehura janë netët
Kur më duhet të puth kurva
Dhe më kujtohet shenja e bukurisë
Sate mbi ndërshalët tua
E që është i vetmi vend i vërtetë i
Ëmbëlsisë sime.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






