Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, Bashkim Ruseti

Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, Bashkim Ruseti. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Artan Hoxha, rektor i Universiteti të Tiranës.

Postimi i plotë:

Shuhet Prof. Dr. Bashkim Ruseti, figurë e shquar e arsimit shqiptar.

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Bashkim Ruseti, një nga figurat e spikatura të arsimit të lartë shqiptar dhe kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e matematikës dhe informatikës në vendin tonë.

I diplomuar në Matematikë në vitin 1965, Prof. Ruseti ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm për më shumë se tre dekada në mësimdhënie dhe në zhvillimin e programeve të studimit. Ai ka qenë një ndër pionierët e informatizimit të arsimit të lartë në Shqipëri dhe ka ushtruar detyrën e pedagogut, që nga viti 1967, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës.

Në karrierën e tij akademike, Prof. Ruseti mbrojti gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1982 dhe fitoi titullin “Profesor” në vitin 1994. Gjatë gjithë punës së tij, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe qetësi në komunikim, duke ndikuar ndjeshëm në formimin e shumë brezave studentësh.

Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen.” – shkruan Dr. Artan Hoxha në fb, rektor i UT.

ObserverKult


Lexo edhe:

RITA PETRO: TI NUK MË THE LAMTUMIRË