Jeta si e pastrehë, habit Parashqevi Simaku me deklaratën: Zgjodha vetë të rrija jashtë…

Këngëtarja, Parashqevi Simaku, ka ndarë një rrëfim prekës për jetën e saj në Amerikë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ajo ka folur për periudhën kur jetonte si e pastrehë në rrugët e Nju-Jorkut.

E pyetur për arsyet pse ndodhej në një situatë të tillë, Simaku theksoi se ishte zgjedhja e saj.  “Eja të shkojmë të kënaqemi, se njerëzit nuk duan të dëgjojnë të shkuara të harruara”, u shpreh ajo.

Megjithatë nuk hezitoi të zbulojë një pjesë duke shtuar: “Pse mos të rrija jashtë. Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë”.

“Ne kishim vende ku të shkonim por unë zgjodha të rrija jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës time, absolutisht”, theksoi tutje.

Ajo disa muaj më parë vlen të ceket se bëri rikthimin në muzikë, teksa solli videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”.

ObserverKult


Lexo edhe:

EVI GJONI, PËRFAQËSUESJA E SHQIPËRISË NË SARAJEVO FILM FESTIVAL