
Nga Jorge Luis Borges
Mendoj për gjërat që nuk ishin por mund të kishin qenë.
Traktati mbi mitet saksone që Bede nuk e shkroi kurrë.
Puna e pakonceptueshme që mund t’i ketë feksur Dantes
sapo korrektoi vargun e fundit të Komedisë.
Historia pa mbasditet e kryqit dhe bimës helmuese kukuta.
Historia pa fytyrën e Helenës.
Njeriu pa sytë që na dha hënën.
Fitorja e Jugut në tre ditët e betejës së Gettysburg
Dashuria që kurrë nuk e gjetëm.
Perandoria e gjerë që vikingët zgjodhën të mos e krijonin.
Bota pa rrotën ose trëndafilin.
Pikëpamja që Xhon Don kishte për Shekspirin.
Briri tjetër i njëbrirëshit.
Zogu i pemës irlandeze që ndriçon në dy pemë njëkohësisht
Fëmija që kurrë nuk e pata.
Përktheu: Kujtim Morina
ObserverKult
Lexo edhe:






