Panairi i Parë i Librit Shqip/ Edi Rama: Së shpejti një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoni solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përgjatë dy ditëve (21-22 qershor) kjo festë e librit bashkoi shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare.

“Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare”, shkruan kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama u shpreh se “së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie”.

Ky panair vjen si një mundësi për të nderuar autorët e mëdhenj, ata që me fjalën e tyre e mbajtën gjallë gjuhën shqipe, që e ndërtuan identitetin tonë kulturor me mendim të thellë, me ndjenjë dhe me kurajë.

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë ishte edhe një ftesë për autorët e rinj, për ata që vijnë me tema të reja, me një gjuhë që flet për realitetin e sotëm dhe për ëndrrat e brezit të ri.

ObserverKult


Lexo edhe:

PRESHEVË/ORGANIZOHET PËR HERË TË PARË PANAIRI I LIBRIT SHQIP