“Skulpturë”, poezi nga Linda Agolli

Kur Hieronimos më bëri mua
Harroi të ngjyrosë të padukshmen
Dhe unë, mes sakatëve të tij
Shkëlqeva si më e bukura pikturë.

Më pas, erdh’ mjeshtri i argjilës
Dhe punoi me të një zemër
Brenda asaj që rrihte jep e bot…

Tash, njësh me të tjerë sakatë
Pa cene të dukshme
Pa zemër prej gjaku
Ngujohem në figurë.

Kaq shekuj vërtitem e nuk gjej
Në ç’rrugë arteriesh duhet vozitur
Që më në fund të mbrrij
Në atë zemër që kurrë nuk gjeta.

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT/LINDA AGOLLI: NUK KA MJERIM MË TË MADH SE ZILIA!