
Në çdo vizitë te mjeku im,
ai më thoshte se duhet të marr
një tjetër pilulë kundër
një tjetër dhimbjeje trupi.
E di që po plakem,
ama tash kam më pak para.
Krejt shkuan për ilaçet e mia
jo për pushimet e ëndrrave të mia.
Sa më shumë pilula aq më keq ndihesha.
I hodha në bërllok.
Tash mbështetem te dashuria për qentë.
E kjo më bën të ndihem shumë më mirë.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






