“Shtatë puthje”, poezi nga Bledar Tafaj

I putha buzët e tua mram’ shtatë herë
Për shtatë ditët e javës mos me mbet marak
E nisa me te hanën moj e bardh’ si Hana
N’buzë m’mbiu drita, shpirti m’u ndez flakë.

Vazhdova me t’martën tuj t’pa thellë n’sy
U skuqe si Marsi e m’puthe kadale
A thu jena në andërr apo t’marr’ të dy
Edhe n’qofsha dekun ikjo puthje m’ngjall.

E mërkure, e enjte flokët e tuj të shprishun
Mbi lëkurën tande prekjet tatuazh
Puthje përmbi puthje, petale drandofili
E zemra e marrosun kërkon me dal jashtë.

E premte, e shtunë puthja asht stuhi
Të dy jena pema rranjë e degë bashkum
Nuk ka ma unë, por nuk ka as ti
Dëshirat jane nji e njishi i trupzum

E diela, ah e diela asht sikur Dielli
Nxehena e djegena n’puthje të dy bashkë
Trupat që djersiten Parajsa e Ferri
E n’fund them që t’hanën ta fillojmë prap’…

ObserverKult


Lexo edhe:

ERNESTO SABATO DHE HISTORITË SHQIPTARE QË LA NË LIBRA