Kemajl Aliu: Në zyrën e Avokatit të Popullit

(IAP me rastin e 25-vjetorit të themelimit)

Në Zyrën e Avokatit të Popullit,
nëpunësit shqetësohen, bie fjala,
për lirinë e lëvizjes së shpezëve me krahë
Mbërthyer vetëm në disa centimetra.

Shqetësohen për dhunën… për gratë e vrara,
dhe hartojnë shkresa plot pyetje të pikëlluara.

Avokati i Popullit shqetësohet edhe për Bjeshkët,
kur hëna copëton pllangat e kuqërremta
mbi trupat e prerë të drunjve.

Në Zyrën e Avokatit të Popullit
mund të adresosh ankesa, shqetësime.
Nëse je shkrimtar, nuk të tallin, as të përqeshin;
e nëse nuk je, mjafton të kesh një fantazi lirie,
dhe Avokati i Popullit të dëgjon me respekt.

Oh, ai i mban mend — i ka shumë të qarta
kohët kur Balzakun e rrahën vetëm për një pyetje
dhe e dënuan me dëbim nga shkolla
për një farë kohe.

Natyrisht, përmendësh e di pyetjen e tij,
sepse vetëm pyetjet zgjojnë botën e pafundme
nga gjumi i verbër i bindjes.

ObserverKult


Lexo edhe:

KEMAJL ALIU: MASKAT, MAESTRO DHE VALSI I DRITËS…