“Maragjyl”, poezi nga Arti Lushi

Shtëllunga e tymit dhe një vështrim prej Golda Meir
Pa e humbur sensualitetin.
Zori që s’ndjejmë për shegët e çara në pemë-
Avlli e ujdisur për bukuri
E një fqinji që e njeh veç për fytyrë dhe kollë.

Mandej heshtje dhe pezulli e bjerrë.
Libri përmbys në tryezë,
Si filxhani i fatit.

Ai hyn potershëm në dhomë.
E ndava gruan, bërtet. Ia thashë të gjitha.
Jemi bashkë më në fund.
E përqafon me pahir
Dhe ajo e ngrirë, mendon
“Po unë çfarë të bëj me ty tani?”

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRË, POEZI NGA ARTI LUSHI