Cikël me poezi të autores Vlora Rexhaj Morina: Enigma e territ…

një ditë poezi nga vlora rexhaj

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poetik të autores Vlora Rexhaj Morina:

ASGJA !

Asgja s’ka matan
dorës tem

Që shtërngu ka
bukën e nxehtë
me dromca Nane

E erën ja kam ndi
përtej udhëve të laguna
me mallin e fminisë!

MUZG

Asht muzg
mbi logun e natës
e mbi buzët e mija
sytë m’rrëshqasin
n’terrime t’ankthit
asht muzg …
nji dre m’kullotë
n’barishte mallit
asht muzg…
udhëve t’pakrehuna
m’pëlcasin retë
e shpirtit
asht muzg…
n’kërthizën e rruzullit
dëfrehen t’murosunat
e andrrave t’mia

JANË DO ÇASTE

Janë do çaste kur terri
shtrin trupin mbi m’u
E n’copa m’thehet pasqyra
në mur
Janë do çaste kur..
Sytë m’rrshqasin prej dritës ballit
bashkë me zogjët të vetmun
pëlcasin udhëve t’mallit
Janë do çaste kur nisem me mbledh
lule të bardha nëpër kopshte t’ëndërrave
Po durt m’këputen diku
E vargëmalet shemben mbi m’u
Janë do çaste kur fryma m’teret
nën gju kur dielli digjet diku
Janë do çaste…
Ku n’asht m’dehet fjala
E n’flokë m’lidhen fatet e shtatë
Zanave

ENIGMA E TERRIT

Mureve të qiellit
ngjiteshin thonjët e skifterit
Mbi kartonin e verdhë
hijet vizatojnë
jermin e qytetit

ObserverKult