
Ajo çdo natë vjen mysafire mbi çdo tokë.
Erdhi edhe sonte.
Përshëndet me zbardhjen
dhe llamburitjen e saj.
Kalon mbi tokën e mëkatarëve
dhe mbi atë të shenjtorëve.
I viziton
të dashuruarit
dhe të zemëruarit.
A ka kush që i bën dy fjalë me të:
pse ti, moj hënë, je kaq e vërtetë?
Kush të prin
kur lundron nëpër rrugët
e Natës së Gjatë që në krye t’herës?
Kush të udhëheq nga mbrapa?
As gjurmë nuk lë,
as zhurmë nuk bën,
tek noton
në Pëlhurën e Qiellit.
Ti, si unë, o hënë, ke parë plot,
por unë, si ti, s’kam parë asnjë.
ObserverKult
Lexo edhe:






