
Poezia është një lloj paraje
vlera e së cilës varet nga rezervat.
Nuk është letra në të cilën është shkruar
as prerja e saj e vetëshpallur,
por shufrat e arta, të nxjerra nga toka
dhe të fshehura, që e ruajnë vlerën e tyre.
Askush nuk e di se si funksionon,
dhe si mundet? Pse diçka e vendosur
në ndonjë bankë apo kabinet sekret,
në ndonjë thesar neqez, shumë larg, flakërues,
mbi të cilin mburret golemi i saj, na bën
kaq solemnisht të bindur për transaksionin
kur Mandelstam, thotë ar, bile edhe
në përkthim.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:






