
Nga Rozafa Shpuza
Më ikën personazhet
ndër epilogë përrallash.
Mbeta vetëm me fotografitë
varun mbi muret e tejpashme
të ngrehinës teme pa pullaz.
Prej ulluqesh rigojnë kujtime t’mardhuna
që më sjellin si vërle… Orakujt
ma rrëfejnë shtegun
me kadalësinë e nji kaçamilli pagojc
e unë ndjeki e përhanun vijen sedefore,
që praron qylymin me kaproj dalëbojet.
Mbeta vetëm…
e prore gërmoj ndër syzat e komosë
me gjetë dashni të rujtuna me naftalinë…
*Vëllimi poetik “GRIZHLAT”
ObserverKult
Lexo edhe:






