“Viti zero”, poezi nga Liza Brozi

Bukë prej dorës time,
dora ime me dorën tënde ecin,
prej vitit zero.
As mendojmë,
as kohë të mendojmë nuk kemi,
por ndiejmë,
gjithçka që u bë prej nesh.

Yje prej syve të mi,
u bëftë një qiell ditën e katërt,
dhe u bë, porsi ne.

Bukë prej duarve të mia,
dhe gjithçka tjetër
që mund të mbruajnë,
dy duar të buta të një gruaje
në zemrën e një burri.
Pastaj ujë të pastër
prej syve të mi, pive.
Gjithçka e bukur ndodhi,
dikur u krijua një i tretë
dhe vdiqëm të dy.
Vdiqëm të tre.

ObserverKult


Lexo edhe:

Liza Brozi: A do të shihemi para fundit?