“Fërfëllizë”, poezi nga Enver Visoka

borë e imët
përdridhet nëpër erë
deri te dritaret e mbyllura arrin
e dalëngadalë fillon e mbush çatinë

Ti në shtrat fle në atë fund det
me zambakët e kuq
bën një vallëzim të lehtë…

* * *
natyra rëndë mbulohet
me jorgan të bardhë
ashtu si trupi yt
në shtratin e valë

dritaret hapen
bora fillon e shkrinë
tokës i vjen era bukë
pranvera dalëngadalë arrin

. . .
o zambak i kuq
duart mbajnë në prehër dashurinë

Shkurt, 1982

ObserverKult


Lexo edhe: