
I magjepsur nga shikimi i një vajze të vogël nga Gaza dhe i frymëzuar nga një ninullë për vajzën e tij, Ermal Meta u ngjit mbrëmë në Festivalin e Sanremos 2026 me këngën “Stella Stellina”.
“Stella Stellina” është një këngë për të gjitha fëmijët e shkatërruar nga lufta. Një melodi e ëmbël që bie ndesh me ashpërsinë e temës së luftës.
Ajo që ra në sy gjatë performancës, ishte emri ‘Amal’ i qënndisur në jakën e këmishës së tij. Amal nuk është vetëm një vajzë e vogël, por një emër që bëhet simbol i viktimave të vogla të pafajshme të Gazës.
Në rrjetet sociale, kantautori shpjegon: “Protagonistja e ‘Stella Stellina’ është një vajzë e vogël pa emër, por ndoshta i ka të gjithë emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind, kujt i intereson, ndoshta asgjë, ndoshta gjithçka. Bija të askujt, bija të të gjithëve.”
Kjo nuk është hera e parë që artisti i njohur trajton tema të ndjeshme në këngët e tij. Pas “Vietato morire”, kushtuar dhunës në familje, dhe fitores së tij në Festivalin e Sanremos 2018 përkrah Fabrizio Moros me “Non mi avete fatto niente”, ai është rikthyer me një këngë që prek një temë të ashpër në çështjet aktuale.
ObserverKult
Lexo edhe:
Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare aktori i famshëm, Eric Dane






