reklamë

Maxhun Osmanaj: Marsi, s’është vetëm frymë…

Maxhun Osmanaj sot

Marsi, s’është vetëm frymë e dritës
S’është vetëm zgjim i tokës
Që shkundet nga acari i dimrit tekanjoz
Që e presin lulevjollcat e para si nuse
Ti qiell i përflakur i dashurisë
Që rigon shenjtëri, betim dhe lot
Për t’i rritur kujtimet, ëndrrat
Oh, a e dini bre, ç’është Marsi epik?!
Vullkan i dragonjve i tokës stërgjyshore
Që s’e shkatërroi asnjë rrebesh me stuhi
Oh, gjaku qëndrestar i kësaj toke!
Shqiponjave u dha fuqi
Marsi, atë ditë, atë vit e sot
Shenjtëri kujtimi për jetë e mot
Flamur krenarie që valon në këtë tokë
Që e bekoi edhe një ZOT!

Fillimmars, 2026

ObserverKult


Lexo edhe:

Maxhun Osmanaj: Kartolina e harruar