reklamë

Lista/ Këta janë dhjetë kandidatët për çmimin “Lumo Skëndo”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e Shqipërisë publikoi sot listën me 10 kandidatët për çmimin “Lumo Skëndo”, që vlerëson veprën më të mirë të vitit në eseistikë dhe publicistikë.

Kështu, në listën e kandidatëve janë:

“Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri – Botimet Onufri

“Petro Marko shkrimtar i lirisë”, nga Behar Gjoka – Botimet Toena

“Shqipëria prej letrave”, nga Ben Andoni – Botimet Papirus

“Bilal Xhaferi, realizmi dhe tradita” nga Bashkim Kuçuku – Botimet Albas

“Identitete”, nga Lindita Arapi – Botimet Onufri

“Rrjedhave letrare” nga Ymer Çiraku – Botimet Onufri

“Djemtë e përçarë të Amerikës” nga Sokol Balla – Botimet Albas

“Koha e dy pandemive” nga Daut Gumeni – Botimet M&B

“Në atë vend” nga Ardian Vehbiu – Botimet Albas

“Ad infinitum” nga Sadik Bejko – Botimet Onufri

Juria e edicionit të pestë të çmimit “Lumo Skëndo”, përbëhet nga Monika Stafa (kryetare),  Alfred Peza, Ardian Muhaj, Flogert Muça dhe Aida Tuci.

Çmimi “Lumo Skëndo” i jepet veprës më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti. Në këtë përzgjedhje vlerësohen autorët më të mirë në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, duke sjellë në vëmendjen e publikut emrin e një figure të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.

Nisur edhe nga katër edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

Borges: Politikanët nuk i respektoj! Janë të paturpshëm!