
Jeta është një kurth i vjetër,
ndërtuar me duar të huaja,
me ligje që erdhën si trashëgimi.
Të gjithë të mësojnë si të jetosh,
dhe ti mbetesh një qenie që merr frymë
sipas rregullave,
madje detyrohesh ta bërtasësh si liri.
Jeta është shpresë,
liri,
revoltë,
përballje
humbje
ngritje
ringritje.
Atë që ti e ke quajtur jetë,
për të tjerët është botë.
Në botën e tyre, ku ata të grishin
ti sheh se shpresë s’ka
liria ka çmim
revolta është ligji që ti s’je pyetur kurrë për atë.
Mendo vetëm një herë të jetosh pa shpresë.
Mendo të ngritesh çdo ditë me mendimin se do të vdesesh sot.
Mendo të ngritesh çdo ditë me mendimin se ti s’i duhesh kujt më.
Jeta u kthye në botë, një mëngjes.
Si u jetuaka pa shpresë?!
Por kur prek fundin,
jeta pa shpresë
nuk është fundi i saj,
por fillimi i një pyetjeje
që askush nuk guxoi ta bëjë.
ObserverKult
Lexo edhe:
Valdeta Dulahi: Kurrë s’e kupton fillin dhe mbarimin e vjeshtës…






