Rrahman Paçarizi: Nana

Nana, poezi nga Rrahman Paçarizi

shikimin s’desha t’ia shoh si të fundit
as mbështetjen në krahët e bamë me dëshirë
fryma 60 vjeçe më krijoi lidhjen kozmike
prani hyjnore ndjeva flladitshëm në hapësirë
kur kambë e du’r m’u kputën me qafën e saj
tu’ i lanë në ftyrë gjurmë krenarie e mall
teksa shpirt’ i saj triumfueshëm më përkëdheli
në vend të dorës, shikimit, buzëqeshjes së rrallë
nanë asht qoftë edhe veç si kujtim
si shpirt i falun andrrash
mall mëngjesesh e mbramjesh
me u knaq tuj fol, në acar janari
puhi pranveret që prisnim më përplaset balli
e vendi zbrazët kahmos, veç zemra mbushun plot
me dashni që varri se mb’lon për jet’e mot
e, krejt fjalët rimojnë me të sajat
me sytë e vuejtun më qorton për ni pikë lot
për çdo merak në jetë
edhe për dekën që duhet ba dekë

ObserverKult

Lexo edhe:

RRAHMAN PAÇARIZI: KASANDRA