
Opera e Kosovës, në bashkëpunim me Ansamblin “Shota” dhe Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, sjell baletin “Zëri i saj”, me koreografi nga Driton Saqipi.
Shfaqja, e frymëzuar nga figura e Nexhmije Pagarushës, jepet më 6 maj në ora 19:30 dhe më 7 maj në ora 18:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ky projekt vjen në kuadër të programit edukativ “EduOPERA” dhe synon të afrojë publikun, veçanërisht të rinjtë, me artin skenik, duke promovuar njëkohësisht vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes baletit.
ObserverKult
Lexo edhe:
Figura e Skënderbeut, dëshmi se një njeri me vullnet dhe ide mund të ndryshojë rrjedhën e historisë…






