
Në dhomën e grimit
mendja e pabesë
bredh çarçafëve
ku bëra provat e fundit.
Poshtë një strehe
që fshikullohet
prej breshëri mazokist.
Kur “Orient Express”
u bë treni i pamundësisë.
Kur nga mungesa jote
u mbars djalli.
Kur ëndrra e thinjur
u bë edukatorja ime në pension.
Të gjitha
m’u kujtuan
para premierës.
Dritat u fikën.
Publiku po pret.
ObserverKult
Lexo edhe:






