reklamë

Armenida Qyqja: Mrekullia pa emër

Dua… traziren që sjell në sytë e tu,
Fjalët që udhëve të ngatërrohen,
Asgjë s’të them, të fshihem diku,
I lutem Zotit të mos mbarohen

Dua veten time kur luan me ty
Dhe ty që kurrë nuk zemërohesh,
M’i fal të tëra dhe me dritën në sy
Pa kushte tek unë dorëzohesh…

Mrekullitë e botës i njohim të gjithë,
Por unë kam një timen, pa emër,
Me ty dhe mua rritet çdo ditë,
Dhe pse unë fshehur e mbaj në zemër…

ObserverKult


Lexo edhe:

Armenida Qyqja: Në gjuhën shqipe dashuria dhe dhembja flasin më ëmbël…